8 de octubre de 2024

Extraterrestres

Informaciones Exclusivas sobre extraterrestres y ovnis en todo el mundo.

Eksperti i UFO-ve zbulon studimin e frikshëm: Mumjet meksikane nuk janë alienë, janë diçka shumë më keq

Eksperti i UFO-ve zbulon studimin e frikshëm: Mumjet meksikane nuk janë alienë, janë diçka shumë më keq

Gazetari polemik Jamie Maussan ka pretenduar së fundmi se ka qenë në zotërim të dy mini-kufomave aliene, për të cilat Peruja tha se ishin vjedhur prej saj, por shume kane ngritur dyshime nëse ato ishin vërtet trupa alienësh. Mumjet e supozuara aliene të cilave iu bë paradë botërore nga media muajin e kaluar nuk janë

Eksperti i UFO-ve zbulon studimin e frikshëm: Mumjet meksikane nuk

Gazetari polemik Jamie Maussan ka pretenduar së fundmi se ka qenë në zotërim të dy mini-kufomave aliene, për të cilat Peruja tha se ishin vjedhur prej saj, por shume kane ngritur dyshime nëse ato ishin vërtet trupa alienësh.

Mumjet e supozuara aliene të cilave iu bë paradë botërore nga media muajin e kaluar nuk janë alienë, por diçka akoma më keq, pretendon nje tjetër ekspert.

Bota u shokua dhe u habit nga dy trupat në miniaturë për të cilat gazetari meksikan Jaime Maussan tha se ishin alienë disa shekullorë të gjetur në Peru, para se kjo e fundit të niste procedurat ligjore kundër Maussan për vjedhje të tyre nga vendi.

Meksika deri tani refuzon ekspertë të huaj të ekzaminojë trupat.

Por ufologu Will Galison, i cili thotë se ka lidhje me arkeologët që i kanë analizuar, thotë se duhet të shqetësohemi për to ‘shumë më tepër nga sa po ndodh’.

Galison, i cili thotë se i ka parë mumjet gjatë një udhëtimit në Peru në 2017, komentonte NubTV: “Ata zbuluan se një kockë e krahut nuk ishte me përbërie organike dhe kjo ngre pyetjet nëse edhe pjesa tjetër e trupit është e rreme.”

Ai shtonte gjithashtu se kafkat e tyre ngjasonin shumë me ato të alpakave (deveve të Amerikës Latine), ndërsa vezët e tyre dukeshin si “vesë reptilianësh”.

Galison shtonte: “Nëse i bëjmë bashkë të gjitha këto, lind pyetja këto skelete kanë lindur në 2015 . . . apo 1,000 vjet më parë? Unë nuk besoj se ato kanë ardhur me disk fluturues në tokë 1000 vjet më parë”.

Por 70-vjecari që pretendonte se kishte gjetur mumjet pretendon se zbulimi ishte “gjëja më e rëndësishme për njerëzimit”. “Ky fenomen është diçka që na jep mundësinë të bashkohemi”, shtonte ai.